Aksident në Lluzhan të Podujevës, përfshihen një veturë dhe një autobus

0
223

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, janë të përfshira një autobus edhe një veturë.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident përveç dëmeve të mëdha materiale ka edhe persona të lënduar. Si pasojë kësaj përplasjeje, kolona të gjata janë krijuar në këtë rrugë nacionale.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e aksidentit.

Duhet theksuar se numri i aksidenteve në vend është mjaft i lartë. Vetëm dje, sipas Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 46 aksidente. Prej tyre, 20 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 26 me dëme materiale.