Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rrotullohet vetura

0
261

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Sipas pamjeve të dërguara nga lexues të Gazetës Express, është fjala për një vetaksident.

Në vendin e ngjarjes shihet të ketë dalë edhe policia, ndërkaq ende nuk dihet nëse përveç dëmeve materiale ka edhe persona të lënduar.

Po ashtu, ende nuk dihen as shkaqet të cilat mund të kenë çuar deri tek ky vetaksident.