Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Video)

0
367

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasje, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Kujtojmë, në po këtë magjistrale dje në mesditë në një aksident mes një kamioni dhe një furgoni, kanë mbetur të lënduar tre persona.