Aksident në mes dy veturave në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në udhëkryqin te “Qershijat e Llapashticës”.

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihen se janë të përfshira dy vetura që janë ndeshur kokë më kokë.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident ka dëme të mëdha materiale, ndërsa ende nuk dihet për të lënduar. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Vlen të theksojmë se vetëm dje në Kosovë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 46 aksidente, prej tyre 16 kanë rezultuar me të lënduar.