Aksident në mes dy veturave në Prishtinë (foto)

0
382

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës a po më saktësisht në lagjen Pejton në afërsi të semaforave, përcjell Ballkani.info.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave të tipit Polo dhe Pezho.

Nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Kujtojmë se edhe dje gjatë ditës është raportuar për aksidente të shumta ku njëri ndër faktorët ishte të reshurat atmosferike.

Ballkani.info ka sjellë pamje nga aksidenti ku shihet që edhe policia ka dalur në vendin e ngjarjes.