Aksident në Milot, parakalimi i gabuar sjell përplasjen e tre makinave, dy të plagosur (VIDEO)

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të autostradës së Rrugës së Kombit në Milot pasditen e sotme.

Një parakalim i gabuar, i njërës ka sjellë përplasjen e tre makinave duke lënë dy të plagosur, që janë dërguar në spitalin e Laçit për ndihmë.

Njëri nga të lënduarit ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë. Aksidenti ka shkaktuar probleme me qarkullimin duke e bllokuar për disa minuta, por më pas lëvizja është normalizuar.