Aksident në Mitrovicë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Mitrovicë.

Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

“Në aksident trafiku të ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën ” Safet Boletini” në Mitrovicë ( afër shf Migjeni), të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.