Aksident në Mullet të Tiranës, automjeti humb kontrollin e përplaset me bordurën anësore, drejtuesi e braktis, ndërron jetë pasagjeri

0
73

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Fikasit në Mullet të Tiranës. Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Ka ndërruar jetë pasagjeri i cili udhëtonte në mjet kurse drejtuesi e ka braktisur dhe është larguar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.