Aksident në Prishtinë në mes të një kamioni dhe një veture (foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës, saktësisht tek “Rrethi i Flamurit”.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Nuk dihet për të lënduar, por që dëmet janë të mëdha pasi vetura në njërën anë thuajse ka shtypur veturën.

Për shkak se vozitësi i kamionit nuk e ka vërejtur veturën në fjalë e ka tërhequr zvarrë atë për afro tre metra.