Aksident në Prishtinë, një këmbësor pëson lëndime të rënda trupore

Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, për pasojë një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, midis një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.