Aksident në Prishtinë, vetura godet dy këmbësorë

Pak orë më parë ka ndodhur një aksident te Katedralja në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka treguar se në këtë aksident janë lënduar dy persona. Siç bëhet e ditur dy këmbësore janë goditur nga një veturë.
“Rreth orës 19:30 policia ka pranuar një informate për një aksident në udhëkryqin kryesor të Katedralja në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë V.A (femër) dhe M.R (femër). Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka treguar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se njësitet policore iu kan përgjigjur rastit menjëherë dhe janë në proces të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.
“Për detaje tjera do te njoftoheni pas përfundimit të procedurave policore. Ndërsa për gjendjen shëndetësore të personave të involvuar do të konstatohet nga kompetentet mjekësor”.