Aksident në rrugën Uglar-Malishevë në Gjilan, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën Uglar-Malishevë në Gjilan.

Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime të rënda.

I njëjti ka ndërruar jetë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjellë Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lini një Përgjigje