Aksident në Stanoc të Vushtrrisë

0
383

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 në Stanoc të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident lëndime ka pësuar një polic i Njësisë së Trafikut të Mitrovicës.

“Një polic i Njësisë së Trafikut të Mitrovicës është goditur nga një veturë derisa ishte në pikën e kontrollit në Stanovc të Vushtrrisë“, tha Zahiti.