Aksident në Vërdovë të Pogradecit, 9 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë të Pogradecit, ku si pasojë janë lënduar nëntë persona.

Të rinjtë e moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë, ndërsa kanë dalë nga rruga.

Mësohet se të 9 të plagosurit ishin në mjetin tip ‘Land Rover’.

Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe moti i keq./TCH/