Aksident në Vushtrri, lëndohen gjashtë persona

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në Vushtrri. Në këtë aksident sipas Policisë së Kosovës janë lënduar gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e Kosovë për regjionin e Mitrovicës ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i raportuar  rreth orës  17:25  në fsh Bukosh të Vushtrrisë,   të përfshira në aksident  kanë qenë dy vetura, ku si pasojë  6 ( gjashtë) persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”.