Aksident në Zvicër, kosovarja 21 vjeçare godet pemën

0
261

Në mëngjesin e sotëm në Zvicër, saktësisht në rrugën nga Scherz AG drejt Lupfig AG, një kosovare e moshës 21 vjeçare është aksidentuar me veturën e saj të llojit ‘BMW’.

Siç raporton ‘Blick.ch’, kosovarja kishte tentuar që të parakalonte një veturë, por kur e kishte parë se një veturë tjetër po vinte drejt saj, 21 vjeçarja kishte dal nga rruga dhe ka goditur një pemë.

Ende nuk dihet sa serioze kanë qenë lëndimet e saj. Dëmi i veturës llogaritet rreth 15 mijë funta.