Aksident rrugor në Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

0
224

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Berat ku ka humbur jetën një 55-vjeçar.

Viktima është Gramoz Zani, i cili është përplasur për vdekje nga një makinë “Benz” në vendin e quajtur “Ura e Hanit”. Burime zyrtare bëjnë me dije se shoferi me inicialet R.H, banues në Drenovic është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë

Informacion paraprak

Në rrugën Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, një mjet tip Benz me drejtues shtetasin R.H, banues në Drenovic, ka aksidentuar kembësorin shtetsin G.Z, 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit

Foto nga vendi i ngjarjes

Shqiptarja.com