Aksident te “Santea”, bllokohet trafiku (foto)

Një veturë është vetaksidentuar në udhëkryqin tek ‘Santea’ në Prishtinë.

Vetura ka goditur shtyllat e vendosura në trotuar përderisa ishte duke bërë gjysëmrreth, gjë që nuk është e lejuar (bazuar në shenjat e komunikacionit).

Një lexues i Ballkani.info, ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes duke thënë se aksidenti nuk ka qenë i rëndë, por që ka shkaktuar kolona të mëdha trafiku.

Sipas tij, Policia nuk ka arritur ende në vendin e ngjarjes dhe kjo ka shkaktuar bllokimin e rrugës për qarkullim.

Foto Ballkani.info