Aksident trafiku, gjashtë persona të lënduar

623
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info
Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’ rast kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Lëndimin e tyre për Llapi.info e kanë konfirmuar nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se një person ka marrë lëndime më të rënda dhe i njëjti është nisur për tretman mjekësor në QKUK.
“Po, nga aksidenti në fjalë janë paraqitur të dyja palët, gjithsej gjashtë persona. Pesë persona kanë lëndime jo të rënda dhe po trajtohen në Emergjencë, gjendja e tyre është stabile. Ndërsa, njëri ka lëndime pak më të rënda dhe i njëjti është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK të Prishtinës”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.