Aksident trafiku në Istog, disa të lënduar

0
293

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në dalje të Istogut, më konkretisht në hyrje të fshatit Vrellë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit në fjalë.