Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Babush.

Një kamion transportues dhe një veturë e tipit Mercedes janë aksidentuar dhe pas pak kohësh në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet patrulluese të policisë.

Përveç dëmeve në automjete të cilat shihen edhe në foton e dërguar nga lexues të FaktePlus, ende nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.