Aksident trafiku në Prishtinë, ka edhe të lënduar

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se rreth orës 7 të mëngjesit në rrugën “Shpejtim Robaj” ka ndodhë një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Në këtë aksident janë lënduar dy persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK, shkruan Indeksonline.

Hetuesit e njësitit të trafikut po merren me rastin.

Lini një Përgjigje