Aksident trafiku para Kuvendit, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve përball Kuvendit të Kosovës, transmeton Koha Ditore.

Në aksident janë përfshirë një veturë Golf si dhe një motoçikletë.

Lëndime ka pësuar motoçiklisti, të cilit po i jepet edhe ndihma e parë në vendngjarje.

Ai më pas është marrë nga Ambulanca.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Koha.net.

“Rreth orës 10:30 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me një motoçiklisti dhe një automjeti. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

Lini një Përgjigje