Aksident zinxhiror në rrugën Prizren- Suharekë, disa persona të lënduar rëndë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident zinxhiror në rrugën Prizren- Suharekë.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se për pasojë lëndime trupore kanë marrë disa persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë përfshirë 5 vetura, dhe për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

“Po aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 27-të në rrugën Suharekë- Prizren. Të përfshira kanë qenë 5 vetura dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore e që të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.