Aksidenti me 2 viktima dhe 5 të plagosur(Emrat)

Pak pas aksidentit fatal në Shkodër, ku dy makina u përplasen me njëra tjetrën, policia bën me dije se të paktën 5 persona mbetën të plagosur dhe dy të vdekur. Të plagosurit mësohet të jenë shtetasit Emanuela Perjaku, Jak Perjaku, Pjeter Zefi, Beta Mata dhe Lufti Kubaçi.

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër.

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

BalkanWeb