Aksidentohet makina me motoçikletë në Prizren, ka të lënduar (video)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 22:00 në Prizren.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, derisa dyshohet se ka edhe të lënduar, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe emergjenca dhe njësitet e Policisë së Kosovës.