Aksidentohet reperi i njohur shqiptar (Foto)

Reperi i njohur i “Benzi”, Finem, ka pësuar pasditen e djeshme një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

Ai drejtonte një automjet të tipit “BMW X5” në ngjyrë të bardhë, ndërsa është përplasur edhe me dy automjete të tjera po të tipit “BMW”.

Sipas dëshmitarit që ndodhej në vendin e ngjarjes, reperi ishte ai që goditi dy makinat e tjera dhe u largua menjëherë pas aksidentit.

Të treja automjetet kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Siç shihet në fotot e publikuara, djemtë janë ndaluar më pas nga policia.