Aksion i Policisë në Podujevë, mbyllen bastoret

Policia e Kosovës është duke vazhduar me mbylljen e lojërave të fatit.

Një aksion i tillë i Policisë ka vazhduar sot edhe në Podujevë. Në bazë të disa fotografive të siguruara nga Llapi.info, shihet aksioni i Policisë së Kosovës duke mbyllur bastore përgjatë rrugës “Skënderbeu”.

Portali mëson se tashmë janë larguar personat të cilët ishin në këtë objekt.

Kujtojmë, Policia e Kosovës ka njoftuar dje se së bashku me Doganën dhe ATK-në janë kontrolluar 235 lokale dhe janë mbyllur 222 prej tyre. Gjatë këtij plani janë sekuestruar sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga.

“Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveç tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindë Euro) nga xhirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, më 28 mars në Kuvendin e Kosovës është miratuar Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit. Pro këtij Projektiligji kanë votuar 69 deputetë./Llapi.info