Aksion policor në Prishtinë

Njësia Speciale e Kosovës ka marrë një aksion policor te lokalet e Llesnës, në Prishtinë.

Gazetarët e portalit arbresh.info që ndodhen në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se janë duke u kontrolluar disa internet kafe.

Pritet të ketë edhe arrestime.

Policia ende nuk ka dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me rastin në fjalë./arbresh.info/