Aksioni i Policisë në Prishtinë përfundon me arrestime masive

Gjatë operacionit të Policisë, ku është përfshirë edhe Njësia Speciale, që është zhvilluar sonte në kompleksin “Lesna” në Prishtinë, janë bastisur 10 lokale, kurse 16 persona janë shoqëruar në stacionin policor.
Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, në 6 lokacione është gjetur drogë, kryesisht marihuanë.
Burimet e Kallxo.com nga Policia thonë se gjatë operacionit janë konfiskuar 6 thika, një shufër metalike dhe 1 boks hekuri.