Aktakuzat e Gjykatës Speciale pazare të shteteve me ndikim

0
102

Shkruan Hysni Gucati:

Aktakuzat e Gjykatës Speciale pazare të shteteve me ndikim, Gjykata e Hagës, Gjykatat e UNMIK-ut dhe të Eulex-it, ngriten aktakuza të shumta gjatë këtyre njëzetviteve ndaj strukturave drejtuese të UÇK-së, dhe secilit që u dallua si luftëtar i guximshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U pa se të gjitha gjyqet ishin të ndikuara politikisht dhe të sponzorizuara nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, nga Rusia, Serbia e miqtë e tyre.

Pos kësaj, të gjithë deshmitarët të cilët dëshmuan për tu ngritur këto aktakuza, ishin bashkpunëtor të sherbimit sekret serb apo atij ushtarak. Ata u përpunuan nga këto sherbime për të qenë pjesë e këtyre gjyqeve. Fatkeqësisht, pre e këtyre skenarëve ranë edhe hetuesit e UNMIK-ut dhe Eulex-it, por edhe shumë gjyqëtar vendorë, të cilët ndikuan njëanshëm për ti dënuar pjesëtarët e UÇK-së.

Siç dihet edhe nga aspekti fetar por edhe nga ai juridik, drejtësia heret a vonë triumfon. Më këtë dua të them se 80% e të dënuarve nga radhët e UÇK-së që kaluan nëpër këto gjyqe dolën të pafajshëm, sepse provat dhe faktet ishin vetëm gënjeshtra, shpifje e thash e thëna të sponzorizuara nga shpifsit e këtyre gjykatave.

Jemi në dijeni të plotë se si janë ndërtuar këto gjyqe dhe pse, kush kanë qenë vrasësit e kush porositësit. Diçka të tillë pa dashtë të futem në detale tregon edhe dëshmia e Nazim Bllacës dhe rrjetit të agjentëve si Bllaca të cilët janë pjesë e dëshmive në gjykatat e luftëtarëve të UÇK-së. Ky person dhe të tjerët si ky, janë inkorporuar më detyra të shërbimit sekret serb në radhët e UÇK-së, i kanë organizuar vrasjet dhe pastaj për të njëjtat i kanë akuzuar pjesëtarët e UÇK-së.

Nëse analizohen aktakuzat e grupeve të ndryshme të pjesëtarëve të UÇK-së të dënuar gjer me tani dhe të liruar në mungesë provash, del se tipi i Bllacës dhe bashkëpunëtorëve tjerë të shërbimit sekret serb kanë qenë të ngarkuar dhe sponzorizuar që ti gjëjnë vetem vrasësit, ndërsa porositësit del të jenë nga radhët e shërbimit sekret serb dhe mbeturinave të tyre që operojnë në Kosovë.

UNMIK-u dhe Eulexi i kanë instrumentalizuar gjykatat e Kosovës duke ua imponuar çasjen e tyre dhe shpesh e kanë përdorur edhe autoritetin e tyre, vetem e vetem për ti shkatërruar grupacionet politike që kishin dalë nga radhët e UÇK-së, pa zgjedhur parti apo klan politik. Nga këto gjykata, UNMIK-u, Eulex-i, Gjykatat e Kosovës etj, janë trajtuar jo njerëzisht dhe pa mëshirë pjesëtarët e UÇK-së.

Që nga viti 2000 e gjërë më sot, gjykatat ndaj UÇK-së kanë qenë të njëanëshme, të drejtuara vetem ndaj strukturës së UÇK-së. Strukturat e UÇK-së që janë trajtuar nga këto gjykata, si kriminel e vrasës, më qëllime të caktuara pa qenë të tillë, edhe pse askush gjërë më tani nuk ka mundur të bënë dëshmi reale dhe të vërteta për të dëshmuar se strukturat e UÇK-së janë të tilla.

Në të gjitha gjykatat e organizuara gjërë më tani kundër UÇK-së, askush në asnjë rast nuk ka mundur ta dëshmoi fajsinë sepse UÇK-ja nuk ka bërë krime e vrasje më motive politike. UNMIK-u, Eulex-i e gjykatat e Kosovës, në asnjë rast nuk i kanë zbuluar dhe gjetë vrasësit e vërtetë, të atyre vrasjeve famoze që gazetat, e strukturat e paguara, nga armiqët e Kosovës i quajtën politike.

UNMIK-u dhe Eulex-i, por edhe strukturat tjera të sigurisë të cilat kanë punuar në zbardhjen e rasteve të vrasjeve “politike”, e dinë fare mirë kush janë vrasësit dhe kush janë urdhërdhënësit por i kanë mbajtur të fshehura dhe të pazbuluara, me të vetmin qëllim, që këto vrasje ti atribohen strukturave të UÇK-së, ani pse qe 20 vite nuk afruan as një fakt as provë të vetme, pos fushatave mediatike të financuara ngë strukturat serbe, ruse e mbështetësit e tyre.

Secili e din se çfarë pune ka bërë UNMIK-u, që kur ka ardhur. Që nga ajo kohë, ata vetëm e kan luajtur rolin e administratës dhe regjimit serb, madje në disa raste janë sjellë aq brutalisht më strukturat e UÇK-së, sa që secili prej nesh ka menduar se është pushtues i ri që po e trason rrugën e Serbisë. Për këtë organizatë që ka treguar paaftësi e nepotizëm deri në mbarim të saj, për të armiku kryesor ka qenë UÇK-ja. Të gjitha rastet që ata i kanë “zbuluar”, kanë qenë raste të montuar sa për ti akuzuar strukturat e UÇK-së.

Për 20 vite UNMIK-u dhe Eulex-i, nuk e zbardhen as një rast të vetem të vrasjeve “politike” e as të rasteve të krimeve të luftës. Fokusimi ishte struktura e UÇK-së dhe krijimi i opinionit në arenën ndërkombëtare se Serbia është viktima e Kosova agresori. Ketë mision të “shejtë” të Serbisë e ka luajtur dhe realizuar UNMIK-u dhe Eulex-i, në kordinim më disa mediume, gazeta e portale, veçuar ketu individë të caktuar që e kanë bërë punën e tyre. Ne kemi menduar që nuk duhet të ndërhyhet në drejtësi, duke besuar në të, por padrejtësitë ndaj strukturës së UÇK-së kanë shkuar në pafundësi.

Prandaj do të mobilizohem i madh e i vogël, do të kontraktojmë avokatë e njohës të fushës juridike, njohës dhe ekspert të së drejtës ndërkombëtare, do të konsulltohemi më gjykatat ndërkombëtare e vendore dhe do të dëshmojmë se UÇK-ja nuk qëndron pas vrasjeve politike as pas krimeve të luftës, edhe pse UNMIK-u dhe Eulex-i janë të bindur që UÇK-ja nuk qëndron pas vrasjeve as krimeve, por ata e kanë luajtur rolin e Serbisë, dhe situata ka ardhur deri në këtë pikë, që është në disfavor të Kosovës.

Unë dhe organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kemi bërë thirrje për UNITET në këto rrethana tejet të vështira dhe të komplikuara për vendin tonë, edhe pse dosjet për Gjykatën Speciale, janë bërë nga individ e grupacione të disa partive politike, jo për ti zbuluar vrasjet “politike” dhe krimet e luftës, siç predendon Gjykata Speciale bashk më ta, por për ti shkatrruar rivalët e tyre politik që kishin dalë nga strukturat e UÇK-së.

Mos mendoni që në këtë betejë do të ketë fitimtar. Mos harroni se në këtë betejë, do të dalin me emër e mbiemër ata që e kundërshtuan progresin, mohuan lirinë, perdhosën dhe poshëtruan Kuvendin e Kosovës, shkatrruan lirinë e Kosovës të fituar më sakrifica mbinjerëzore e lumenj gjaku.

Do të dalin në shesh të gjithë ata që qëndrojnë pas vrasjeve politike në Kosovë, e fshihen pas këtyre proceseve, duke e akuzuar UÇK-në. Eprorët dhe ushtarët e UÇK-së janë hetuar nga UNMIK-u dhe Eulex-i pakufizim, njëanshëm, me dëshmitar të përpunuar që nuk kanë qenë pjesë reale e këtyre proceseve, por i kanë çelur në eprovetë për ti përdorur për çëllime të tyre.

Misioni i UNMIK-ut dhe Eulex-it nuk kanë treguar sukses, prandaj janë mandate të dështuara. Ky mekanizem u shfrytëzua nga Serbia dhe Rusia për ta shantazhuar strukturën e UÇK-së, për ta spostuar aktivitetin politik të të gjitha strukturave që dolën nga UÇK-ja, për ti burgosur të gjitha figurat e UÇK-së që krijuan autoritet e përkrahje në popull. Duhet shiquar edhe vrasjen e mbi 200 pjesëtarëve dhe eprorëve të lartë të UÇK-së, nga kush u vranë dhe a janë bërë këto vrasje me dijen e UNMIK-ut dhe Eulex-it dhe të strukturave të atyre partive politike që i ndërtuan dosjet për Gjykatën Speciale.

Ne jemi popull i vjetër në Ballkan e Evropë, ndoshta më i vjetri, ishim të pranishëm si popull autokton, në Veri deri në Nishë, Leskovc e Vranjë, në Lindje deri në Kumanovë, Përlep, dhe Manastirë, në Jugë deri në Konicë, Janinë e Prevezë. Maqedonia, Serbia, Mal i Zi e Greqia, u ndërtuan si shtete me ndihmën e popullit shqiptar dhe në tokat autoktone të popullit tonë.

Ne në as një çast nuk e kemi mohuar faktin se brenda kësaj hapsire kishte edhe banorë jo shqiptarë të kombësive fqinje ballkanike (grekë, vllehë, maqedonas, serbë, malazez, turq) etj. Në të gjitha kohërat për shkak të kulturës dhe dinjitetit të madh njerëzorë qe kanë shqiptarët, këto minoritete u trajtuan dinjitetshem, u trajtuan të barabartë e të sigurtë.

Edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, minoriteti serb jo që u trajtua i barabartë por i dhamë prioritete shumë më të mëdha se sa të minoritetit.

Edhe pse kishim dalë nga lufta me Serbinë dhe ishim fitimtar, minoriteti serb dhe minoritetet tjera u trajtuan dhe integruan në shoqërinë kosovare, sikurse të mos kishte ndodhur asgjë. Sigurisht, sikur të mos ishte pajtuar struktura e UÇK-së, kjo nuk do të kishte ndodhur.

E ceka këtë për të treguar se UNMIK-u dhe strukturat tjera kanë qenë paragjykues, kanë punuar ashtu siç u ka sygjeruar Serbia.

Kërkojmë që shtetet e Evropës dhe popujt liridashës të Ballkanit e Evropës, mos ta përserisin Konferencën e Londrës, Kongresin e Berlinit, Konferencën e Ambasadorëve, Traktatin e Versajës, Konferencen e Parisit e shumë takime tjera ku u morën vendime të padrejta në të cilat u dëmtua populli shqiptarë dhe tërsia territoriale e tij, por edhe u bënë gjakderdhje të mëdha nga të dy anët për redigjimin dhe përmirsimin e këtyre gabimeve.

Zhvillimet e fundit të Gjykatës Speciale treguan se kjo gjykatë është gjykatë e instrumentalizuar dhe krejtësisht e ndikuar politikisht. Është gjykatë e një anshme dhe ka për synim gjykimin e UÇK-së pa kurrfar baze as provash.

Askush nuk ka besuar se edhe në këtë kohë kur Evropa e shtetet tjera na japin leksione e mësime për demokraci, të ndodhin këto gjëra kaq të padrejta dhe krejtësisht të njëanëshme ndaj një strukture, që për 20 vite nuk ka mundur askush ta siguron as një dëshmi as provë të vetme.

Presim që ky proces në tërsi të rishikohet dhe të zbardhet e vërteta.

Autori është kryetar i OVL të UÇK-së