Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje

0
444
Prokuroria Themelore  e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S.G., për veprën penale “grabitje”.
Sipas aktakuzës, me datën 30 nëntor të vitit 2017 dhe datën 15 prill të vitit 2018, katër të pandehurit në bashkëkryerje kishin grabitur dy herë një depo të materialeve ndërtimore, pronë e të dëmtuarit V.M, në fshatin Isniq të komunës se Deçanit.
Në rastin e datës 30 nëntor të vitit 2017, katër të pandehurit,në bashkëkryerje duke hyrë  në depon e materialeve ndërtimore “Lira-M”, të maskuar dhe të armatosur, fillimisht e shtrinë për tokë të rojën e depos, të dëmtuarin B.SH., arrijnë ti marrin shumën prej 2000 (dymijë) euro dhe një qafore të arit në vlerë prej 800 (tetëqind) euro, e ku me pas të dëmtuarit në fjalë ia lidhin duart pas shpinës dhe me çelës ia mbyllin derën e depos dhe largohen nga vendi i ngjarjes.
Kurse në rastin e datës 15 prill të vitit 2018, sipas aktakuzës, katër të pandehurit, A.N., M.P., Xh.Th., dhe S.G., në bashkëkryerje të pajisur me maska në fytyrë dhe armë, në të njëjtën depo të materialeve ndërtimore, pasi hyjnë  brenda depos së lartcekur, e godasin dhe e lidhin rojën e depos, të dëmtuarin Xh.Z., ku me pas arrijnë të marrin shumën e të hollave prej 300 (treqind) euro dhe disa pajisje tjera në vlerë prej 200 (dyqind) euro.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën  penale e cila ju vihet në barrë.​