Aktori që “ka vdekur” 23 herë

Nëse Sean Bean është aktor në një film, është e sigurt që ai nuk do ta çojë rolin e tij deri në fund, pasi personazhet që 60-vjeçari luan, gjithmonë vdesin.

Gjatë një interviste ai është shprehur se është lodhur nga kjo situatë, aq sa ka filluar t’i refuzojë ofertat që i vijnë. Ai zbuloi se deri më tani “ka vdekur” 23 herë, shkruan tvklan. Kjo gjë ka bërë që rolet e tij në filma të mos jenë surprizë për fansat, pasi këta filluan të supozojnë se çfarë do t’i ndodhte personazhit që interpretonte.

Në një intervistë për tabloidin britanik ‘Dream’, 60-vjeçari ka thënë se ai filloi të refuzojë rolet e tilla, pasi “vdiq aq herë në ekran sa që njerëzit filluan të supozojnë se personazhi që ai interpretonte pas një periudhe të caktuar ka të ngjarë të vdiste”. Fansat madje në vitin 2014 nisën një hashtag në Twitter, ‘#dontkillBean’.

Lini një Përgjigje