Albin Kurti e zgjeron kabinetin, inkuadron Aziz Bicin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Aziz Bicin këshilltar të tij politik.

Bici po ashtu ka marrë edhe postin e drejtorit të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, nëpërmjet një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, Kurti i ka uruar suksese në detyrën e re Bicit, “duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.