Albin Kurti ia kthen letrën Erdoganit: Nuk e përmend fare ambasadën në Jerusalem

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti i ka shkruar një letër president turk, Tayyip Erodogan duke e falënderuar për urimin që i ka bërë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ku LVV’ja doli si parti e parë. Në këtë letër Kurti nuk e ka përmendur fare çështjen e ambasadës në Jersualem, ashtu siç bëri i pari i Turqisë.

Në këtë letër që e kanë publikuar nga LVV, Kurti thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, kosovarët kanë vendosur që të ndryshojnë të ardhmen e tyre.

“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruhet në letër.

Tutje Kurti ka thënë se Kosova është falënderuese për kontributin e shtetit turk në kohët më të vështira për vendin.

Lideri i VV’së nuk e ka përmendur fare çështjen e ambasadës në Jerusalem, ashtu siç bëri Erdogan në letrën kur i uroi Kurtit fitoren.

Më poshtë keni letrën e plotë.