Albin Kurti lirohet nga Klinika Infektive

0
260
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është liruar sot nga Klinika Infektive ku ishte duke u trajtuar për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Lajmin e konfirmoi për RTV21 drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hamdi Ramadani. Ai tha se gjendja e kreut të Vetëvendosjes është stabile dhe i është rekomanduar terapi shtëpiake e me pas edhe kontrolle mjekësore! Albin Kurti në mëngjesin e 26 shkurtit është shtrirë në QKUK përkatësisht në Klinikën Infektive për shkak të një infeksioni gripal.