Albin Kurti tregon pse po bën koalicion me LDK-në

0
293

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, përmes llogarisë së tij në Facebook, është lidhur drejtpërsëdrejti për të diskutuar me ndjekës të tij. Ai aty ka folur edhe për koalicionin me LDK-në.

Ka thënë se me LDK-në ka pasur bashkëpunim të mirë që nga viti i kaluar. Po ashtu koalicion me LDK-në ai e ka ndërlidhur me fitore të sigurt në zgjedhje.

Kurti ka thënë se të gjitha partitë besojnë se nëse futen të vetme në zgjedhje, por ka thënë se koalicion me LDK-në do t’i siguronte fitoren.

“Kemi shprehur vullnetin e mirë. Jemi optimistë. Për një vit kemi bashkëpunim me kryetarin tashmë të rizgjedhur të LDK-së Isa Mustafa. Kemi pas takime të rregullta, dhe që nga vera e vitit të kaluar, s’ke kemi befasuar njëri-tjetrin”.

“Nëse të gjitha subjektet do të garojnë veçmas, me siguri do të ketë polemika të ashpra. Pothuajse secili beson që do të fitojë. Unë jam i bindur që ne do të fitojmë. Por nëse e bëjmë koalicionin parazgjedhor, atëherë dihet fituesi. Koalicioni VV-LDK është fituesi”, ka deklaruar ai.