Albin Kurti vizitoi Komunën e Vushtrrisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Xhelal Sfeçlen vizituan Komunën e Vushtrrisë, ku u takuan me kryetarin e komunës, Xhafer Tahirin dhe nënkryetarin Besim Muzaqin.

“Sot bashkë me nënkryetarin z. Besim Muzaqi pata knaqësinë të pres në vizitë z. Albin Kurti, kryetar i Levizjes Vetëvendosje dhe deputetin Xhelal Sveçla. Biseduam për bashkëpunimin që kemi me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal dhe për zhvillimin e Vushtrrisë!” ka shkruar, Xhafer Tahiri në rrjetin social “Facebook.