Albin Kurti: Zgjedhjet nuk po mbahen se dihet paraprakisht fituesi. Fitojë unë!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur shkurt pyetjes së gazetarit, Adi Krasta të “News 24” se “a do të jeni kryeministër i Kosovës pas Ramush Haradinaj”.

Kurti tha se do të jetë kryeministër i Kosovës dhe për të, është pikërisht kjo arsyeja se pse akoma nuk ka zgjedhje në vend.

“Po (do të bëhem kryeministër) dhe zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë këtë vit. Kam qenë i nominuar nga Këshilli i VV-së. Besoj që arsyeja që nuk ka zgjedhje është se dihet fituesi. Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.

I pari i VV-së gjithashtu ka komentuar edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kam dyshim që do të vazhdojë (mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës) por nuk guxojmë që çdo imtësi të politikave tona t’ia lëmë presidentit të SHBA-së pasi ai është i interesuar që shtetet e tjera të jenë përgjegjëse për veprat e tyre” u shpreh Kurti.