Albin Tahiri përfaqëson sot Kosovën në kampionatin botëror të skijimit

0
327
Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, do të bëjë paraqitjen e parë të tij për Kosovën në kampionatin botëror të skijimit sot.
Tahiri do të garojë në disiplinën Super G në Botërorin “Are 2019” që po mbahet në Suedi.
Gara do të fillojë më 6 shkurt (sot) ndërsa Albini do të nis i 68-ti. Përfaqësuesja e Kosovës në skitari do të jetë nga 4 deri më 17 shkurt në qytetin Are të Suedisë, aty ku po zhvillohet kampionati botëror.
“Pres të bëjë më të mirën time, të kem paraqitje të kënaqshme dhe rezultatet do të vijnë eventualisht”, kishte deklaruar Albin Tahiri para fillimit të garave.
Tahiri jeton në Suedi, kurse Kosovën e përfaqëson prej vitit 2010 nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare.
Katër garuesit tjerë të Kosovës janë skitarët Fiona Rrusta, Faton Shurrdhaj, Adea Kollqaku dhe Arbi Pupovci, që do të garojnë në disiplinat: Sllallom dhe sllallom të madh, mirëpo paraprakisht të katërtit duhet të kalojnë garën parakualifikuese për të hyrë në garën finale.