Albini arriti në Korenë e Jugut

0
292

Ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në PyeongChang të Koresë së Jugut, pas rreth 20 orësh udhëtim.

Udhëtimi u bë nga Prishtina për në Stamboll, nga Stambolli për në Seoul dhe nga Seouli në PyeongChang.

Ekipi olimpik përbëhet nga skitari Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Albin Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpin.

28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse (9 shkurt) dhe atë mbyllëse (25 shkurt).

Tahiri garën e parë do ta zhvillojë me 11 shkurt në ora 3:00 të mëngjesit./telegrafi/.