Albright: Lufta në Kosovë ishte përballje mes tiranisë e demokracisë,ku triumfoi kjo e fundit

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Medeleine Albright ka mbajtur një fjalim në tubimin për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Albright edhe një herë e ka përsëritur se mburret me atë çfarë ka arritur Kosova deri më tani. Ajo ka thënë se lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes tiranisë e demokracisë, ku triumfoi kjo e fundit.

“President Clinton, faleminderit që jeni sot këtu. Asnjë nga këto ngjarje nuk do të ishin shënuar pa lidershipin tuaj. Mburrem me atë çfarë kemi bërë së bashku dhe me të gjithë atë çka kemi bërë. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje ndërmjet tiranisë dhe demokracisë. Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë. Ne i treguam botës se çfarë është e mundshme kur demokracia dhe forca punojnë bashkë”, është shprehur Albright.

Ajo ka kujtuar edhe një episod me presidentin Clinton nga koha kur u mor vendimi për të ndërhyrë në Kosovë.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë dhe ne kemi pasur shumë diskutime, president Clinton natën kur filluan bombardimet më thirri dhe tha: Aeroplanët janë nisur, ne po e bëjmë gjënë e duhur dhe unë i thashë po president ju po e bëni gjënë e duhur”, është shprehur Albright.

Në fund, ajo ka thënë se Amerika dhe ajo personalisht asnjëherë nuk do ta harrojë popullin e Kosovës dhe do ta mbështes në çdo rrugëtim.

“Asnjëherë nuk do t’ju harrojmë dhe ardhmja e juaj është këtu. Ne do t’ju mbështesim juve. Shpresoj që Kosova të jetoj dhe presporoj çdo herë”, tha në fund Albright.