Ali Ahmeti: Blerim Reka pa ne nuk do të ishte ai që është sot

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se kandidati i opozitës shqiptare, Blerim Reka, nuk do të ishte aty ku është sot nëse BDI-ja në vitin 2006 nuk do ta kishte propozuar si ambadasor në BE.

“Në 2006 ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim që e ka propozuar zotin Reka si ambasador në Bashkimin Evropian, se pa propozimin tonë ai nuk do të mund të ishte ambasador”, ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Alsat M.