Aliti në ekipin e më të mirë të botës pas ndeshjeve të Kombëtareve

0
662

Mbrojtësi kosovar ka shfaqur stabilitet në dy ndeshjet e fundit të Përfaqësueses së Kosovës, ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë

Fidan Aliti është një siguri për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po gëzon formë të shkëlqyeshme dhe këtë e demonstroi edhe në dy ndeshjet e fundit të “Dardanëve”, fillimisht ndaj Danimarkës në miqësoren e 21 marsit e më pas më 25 mars kundër Bullgarisë në kualifikimet e Evropianit 2020.

Dhe, forma e mbrojtësit kosovar është vërejtur edhe nga ekspertët dhe mediat më të mëdha botërore.

Në fakt, gazeta e madhe franceze “France Football” e ka vendosur Alitin në ekipin më të mirë të këtyre ndeshjeve të Kombëtareve, ndërsa ai e përbën mbrojtjen krahas Danilos (Brazil), Varanet Francë) dhe Shulzit (Gjermani).

Ndërsa, në këtë ekip gjenden edhe yjet si Mbappe, apo edhe futbollisti Barkley.