Aliu mohon të ketë për prishje të koalicionit në Vushtrri

0
330

Kryesuesi i Kuvendit komunal në Komunën e Vushtrrisë, njëherit kryetari i degës së AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu, ka thënë se koalicioni AKR-LDK-VV është duke funksionuar mirë.

Ai në një deklaratë për Telegrafin theksoi se nuk janë të vërteta informatat që po qarkullojnë për një prishje të koalicionit.

“Ka pasur deklarata që edhe AKR me LDK-në është prishur, por këto nuk janë të vërteta. Me gjasë të gjitha këto informata janë investim nga dikush. Koalicioni po funksionon mjaft mirë”, ka thënë Aliu.

Ndryshe mediumet lokale kanë raportuar se është shkarkuar njëri nga Drejtorët e Vetëvendosjes në këtë Komunë.

Kështu, siç është raportuar, kjo ka çuar në prishjen e koalicionit të deritanishëm.