Allegri tregon se a do të luajë Ronaldo ndaj Spalit

Zonja e Vjetër nesër mund të shpallet kampion i Italisë edhe matematikisht.

Juventusi nesër do përballet me Spalin për të marrë pikën që do e shpallë kampion, por mendja e bardhezinjve është te Ajaxi.

Massimiliano Allegri foli sot para mediave në prag të kësaj ndeshjeje, ku konfirmoj se do të pushohen lojtarët kyç, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldon të cilin trajneri italian e dëshiron në 100 % të formës për sfidën e së martës.

“Shumica e lojtarëve do të pushojnë dhe shumë të tjerë do të luajnë. Do të jetë një shans shumë i mirë për të gjithë ata që do të luajnë”, deklaroi Allegri, transmeton KosovaPress.

“Festimet mund të shtyhen për të martën sepse ne kemi një ndeshje, e cila do të mbyllë një cikël të rëndësishëm dhe mund të na japë mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”.

“Do të jetë e vështirë që Ronaldo të luajë ndaj Spal sepse ai sapo është thyer nga lëndimi dhe nuk dua ta rrezikojë. Nesër ai do të pushojë dhe Kean do jetë titullar”, tha ai.