Alma Lama është ankuar tek Avokati i Popullit për shkarkimin nga Thaçi

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se Alma Lama është ankuar në këtë institucion për shkarkimin nga pozita e ambasadores në Itali.

Sipas Jasharit, Lama ka thënë se i është bërë e padrejtë dhe vendimi i presidentit Hashim Thaçi për shkarkim të saj është i paligjshëm.

“Ka kërkuar nga Avokati i Popullit të bëjë vlerësimin e vendimit. Ne kemi kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme komplet dokumentacionin dhe raportin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për të vlerësuar a ka pas shkelje apo jo”, ka thënë Jashari në Puls të KTV-së.

Jashari ka bërë të ditur se Lama ka dorëzuar në ankesën e saj vendimin për shkarkim, teksa ka thënë se dokumenti s’përmban arsyetime të shpjeguara mirë.