Alpinistët Çekë ngrisin murin prej akulli (Video)

Një grup alpinistësh çekë kanë ngritur një mur akulli në qendër të qytetit Liberec. Muri u krijua duke lëshuar ujë nga sipër një shkëmbi, i cili pastaj kthehet në akull.
Ky mur origjinal është përdorur për ngjitje gjatë pesë viteve të fundit nga alpinistët dhe amatorët. Muri arrin lartësinë 25 metra dhe funksionon për ngjitje dy deri tre javë çdo vit.