Ambasadori i BE-së: Na vjen keq për qëndrimin e opozitës (Video)

0
253
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigji Soreca, tha sot se “gjatë dy javëve të fundit, përfaqësuesit e BE-së janë takuar si me qeverinë, ashtu edhe me të gjithë partitë në opozitë, dhe është e qartë që opozita po mban një qëndrim të sajin, pamundësinë për t’u kthyer mbrapsht”.
Ne, tha ambasadori Soreca, na vjen keq për këtë dhe një gjë të tillë ja kemi thënë disa herë krerëve të opozitës, por ajo që kemi kuptuar, është se ata nuk kanë për synim që të kthehen në kuvend. Kjo, tha ambasadori i BE-së, ndikon në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.
Komentet e tij, ambasadori Soreca, i bëri sot pas ceremonisë së inaugurimit të Qendrës për Gruan “Hapat e Lehtë”, një financim ky i BE-së në Bashkinë “Vau Dejës”./voa