Ambasadorja e Britanisë së Madhe-Daçiqit: Si ka mundësi që nuk kërkoni falje për krimet e luftës

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia përmendi Serbisë edhe krimet e luftës. Ajo pyeti se: Si ka mundësi që Serbia të flas për të kaluarën pa kërkuar falje për krimet e luftës?

“Kam qenë në Kosovë dhe kam qenë edhe në Veri. Ka tensione ende në komunitete dhe komunitetet nuk e kanë trajtuar gjithmonë njëri-tjetrin me miqësi e respekt. Por, më vjen keq që dëgjova sot nga njëri prej folësve [Serbia]  do të thotë në mosnjohjen e ngjarjeve që na quan neve te Rezoluta 1244, praninë e UNMIK-ut në Kosovë. Asnjë keqardhje, asnjë pranim të fajësisë dhe krime të luftës që janë bërë në terren dhe krimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Tribunali ndërkombëtarë që u themelua nga ky këshill”, tha ajo.

Britania po ashtu e vlerësojë lartë rolin e Krijimit të Ekipit për Dialogun që krijon uniteti politik për Kosovën dhe garanci për përkushtimin për dialog.